Ja formacioni i mundshëm i Kosovës

Futboll

Ja formacioni i mundshëm i Kosovës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:31
Ja formacioni i mundshëm i Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte (e mërkurë) zhvillon ndeshjen ndaj Spanjës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Gazeta e njohur spanjolle “AS” ka publikuar formacionet e mundshme për sonte. Sipas tyre, Bernard Challandes do të bëj disa ndryshime nga ndeshja e kaluar me Suedinë.

Sipas gazetës spanjolle, Betim Halimi do të debutojë sonte kundër Spanjës, duke e lënë në bankën rezervë kapitenin Samir Ujkanin dhe Visar Bekajn.

Në qendër mbrojtës po ashtu do të ketë ndryshime, pasi sonte pritet të jenë Betim Fazliji dhe Idriz Voca.

Te Kosova ende në dyshim mbetet Valon Berisha, teksa Bernard Berisha nuk luan shkaku i suspendimit, pasi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Suedisë.

Kjo do jetë ndeshja e dytë për “Dardanët”  në këtë cikël kualifikues, kurse e treta për spanjollët.

Betim Halimi

Kosova hyn në këtë ndeshjet pas humbjes nga Suedia, kurse Spanja pas barazimit me Greqinë dhe fitores ndaj Gjeorgjisë.

Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet sonte nga ora 20:45 në “La Cartuja” të Sevillës. Kjo do jetë ndeshja e parë në histori mes përfaqësueseve A të këtyre dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat