Cassano: Me Tottin harboheshim tërë natën

Futboll

Cassano: Me Tottin harboheshim tërë natën

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:46
Cassano: Me Tottin harboheshim tërë natën

Antonio Cassano ishte i përfaqësuar në serialin televiziv, të transmetuar në “Sky” dhe titulluar “Speravo de morì prima”, i cili tregon historinë e dy viteve të fundit të karrierës së Francesco Totti. Ish-talenti nga Bari, pasi kishte folur për të në “Bobo TV”, disa ditë më parë, u pyet edhe nga “Striscia la Notizia”, program televiziv që i dha “Tapiro d’oro”.

Ky është një fragment nga fjala e Cassano, në episodin që do të transmetohet këtë mbrëmje: “Nuk më pëlqente shumë seriali për Tottin. Realiteti në të nuk i kalon 5%, pjesa tjetër është e trilluar. Unë jam trajtuar aty si dikushi që nuk jam.

Jam një i çmendur jashtë shtëpisë sime, e pranoj, por në shtëpinë e Francesco gjithmonë jam sjellë mirë. Asnjëherë nuk i kam goditur dyert! Për të mos folur për aktorin që luan pjesën time: nuk jam i bukur, por ai është më keq”.

Për Cassano, gjithashtu nuk ka ngjashmëri midis aktorit Pietro Castellitto dhe Totti: “Nuk ka asnjë lidhje me të, ai duket më shumë si Perin (Mattia, portier i Genoa) sesa Francesco. Marrëdhënia ime me Tottin? 5-6 muajt e parë, ai ishte beqar dhe dilnim nga mëngjesi deri në mbrëmje. Ndonjëherë qëllonte të rrinim jashtë deri të nesërmen në mëngjes, shkonim drejt e në “Trigoria” (qendra stërvitore e Romës).

Pastaj, Francesco u fejua dhe unë fillova të bëja kërdinë vetëm. Mos harroni se asokohe isha 20 vjeç. Sot, me shpresë, më keni duke fjetur në shtrat në mesnatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat