​Ademi flet për vështirësitë në futbollin tonë që nga pranimi në UEFA dhe FIFA

Futboll

​Ademi flet për vështirësitë në futbollin tonë që nga pranimi në UEFA dhe FIFA

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:32
Agim Ademi

Më 3 maj të vitit 2016, Kongresi i UEFA-s në Budapest votoi pro që Kosova të jetë anëtarja e 55-të e shtëpisë së futbollit të Evropës.

10-të ditë më vonë, me datën 13-të maj të vitit 2016, Kongresi i FIFA-s morri vendim që ta pranoj Kosovën si anëtaren e 210-të në organin qeverisës të futbollit botëror.

Së fundmi, Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka folur për vështirësitë që ka pasur futbolli jonë që prej pranimit në FIFA dhe UEFA, ku disa prej tyre kanë qenë rekrutimi dhe bindja e lojtarëve.

“Ka qenë një proces i vështirë dhe nganjëherë kundër kohës, sepse mbaj mend që pak orë para ndeshjes sonë të parë kualifikuese kundër Finlandës, ne ende prisnim për të parë nëse disa futbollistë do të na përfaqësonin apo jo”, tha Ademi.

“Ka shumë nga futbollistët tanë që kanë lindur dhe janë rritur në vende të tjera evropiane, dhe ne e patëm një detyrë të vështirë për t’i rekrutuar, për t’ia shpjeguar atyre projektin tonë të futbollit dhe për t’i bërë ata që të dëshironin të përfaqësonin vendin tonë.

Në fund, Ademi shtoi që sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti janë tejet të rëndësishëm për Kosovën.

“Në përgjithësi, ekipet kombëtare gjenerojnë një ndjenjë të madhe krenarie. Ka shumë njerëz që kanë luftuar dhe këta futbollistë po përmbushin jo vetëm ëndrrat e tyre, por edhe ato të prindërve dhe të afërmve të tyre. Sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti janë shumë të rëndësishëm për Kosovën”, shtoi Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat