Ky futbollist i mungon Kosovës ndaj Spanjës

Futboll

Ky futbollist i mungon Kosovës ndaj Spanjës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:26
Ky futbollist i mungon Kosovës ndaj Spanjës

Ky futbollist i mungon Kosovës ndaj Spanjës!

Valon Berisha nuk do të luajë kundër Spanjës në ndeshjen e sotme. Berisha nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për ndeshjen e sotme, duke qenë një mungesë e madhe për Përfaqësuesen e Kosovës në mesfushë.

Berisha ishte titullar në fitoren kundër Lituanisë në ndeshjen miqësore, por pas një lëndimi të pësuar në stërvitje nuk arriti të luajë as kundër Suedisë të dielën e kaluar.

Mesfushori i Stade de Reims kishte dëshirën e madhe për t’u paraqitur në këtë sfidë, duke udhëtuar me skuadrën në Sevilla. Ai dje mori pjesën në seancën stërvitore por që nuk ia ka dal të jetë i gatshëm për sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat