​Lul Berisha tregon se si nuk lejuan që të largohet flamuri i Kosovës nga tribunat e stadiumit

Futboll

​Lul Berisha tregon se si nuk lejuan që të largohet flamuri i Kosovës nga tribunat e stadiumit

Më: 31 mars 2021 Në ora: 21:13
Flamuri i Kosovës

Pak para fillimit të ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës në Sevilla, autoritetet spanjolle kërkuan nga përfaqësuesit e grupit të tifozëve “Dardanët” që ta largojnë flamurin e Kosovës nga tribunat.

Gjithsesi kjo nuk ndodhi për shkak të këmbënguljes së tyre që nuk lejuan një verim të tillë të tyre.

Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” ka treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë

“Erdhën për ta hequr por nuk pranuam as nuk kemi për të pranuar asnjëherë të na heqin simbolin e shtetit tonë.”, tha Berisha.

Tutje Berisha tregoi se autoritete spanjolle nuk kishin dhënë asnjë arsye vetëm se kërkonin heqjen e flamurit të Kosovës.

“Pa asnjë arsye fare vetëm ta heqim por nuk pranuam dhe ja ku është prapë flamuri në stadium.”, tha në fund Lul Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat