Strakosha: E dinim si do luante San Marino

Futboll

Strakosha: E dinim si do luante San Marino

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:04
Strakosha: E dinim si do luante San Marino

Thomas Strakosha, është shprehur se e te Shqipëria e dinin se do të ishte ndeshje, ku kundërshtari qëndron prapa. Pas ndeshjes, për mikrofonat e “RTSH”, portieri u shpreh:

“Është një privilegj që të luash me Kombëtaren. Këto janë ndeshje që duhen fituar me patjetër. Deri sa të shënojmë e dimë që do të rrezikojmë pak. Nga ana fizike, jemi mirë. Ata qëndronin të gjithë mbrapa dhe e dinim këtë.

Ne jemi kundërshtari i vetvetes. Kemi lojtarë me vlera. E dimë që Anglia është e fortë, por kanë kualitete edhe Hungaria me Poloninë.

Shpresojmë të kapim vendin e dytë. Te Lacio e ka në dorë trajneri, duhet të respektoj vendimet e tij. Unë jam i qetë”, tha Strakosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat