Selektori i Shqipërisë: Donim të fitonim 5:0

Futboll

Selektori i Shqipërisë: Donim të fitonim 5:0

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:17
Selektori i Shqipërisë: Donim të fitonim 5:0

Edi Reja foli pas ndeshjes ndaj San Marinos, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-2, duke hasur vështirësi, kryesisht në pjesën e parë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, tekniku deklaroi:

LOJA- Sigurisht e kishim për detyrë të fitonim. Patëm shumë raste. Donim të fitonim 4-0, 5-0. E rëndësishme është që morëm 3 pikët. Por kur luan 3 ndeshje brenda pak ditëve, ekipi ndjek lodhje sigurisht.

Provuam disa lëvizje më vertikale me Uzunin dhe Roshin. Skuadra u përpoq të reagonte. Krijuam më shumë mundësi dhe arritëm të shënonim golin, duke marrë 3 pikë.

MESFUSHA- Mesfusha u përpoq shumë në pjesën e parë, por nuk arritëm të dilnim te finalizimi, në pjesën e dytë ishim më ndryshe dhe arritëm të finalizonim duke nxjerrë dhe golin. Në këtë ndeshje nuk ia vlen të luash edhe me më shumë se 3 mesfushorë në qendër, mund të luanim edhe pa ata 3 të qendrës loja në krah na dha më shumë hapësira.

FORMACIONI DHE SKEMA- Luajtëm me 3 mbrojtësa, por Lenjani dhe Hysaj më shumë u morën me fazën ofensive se me atë mbrojtëse. Doja të luaja me 4-4-2, të zhvendosja Lenjanin më përpara. Të dy lojtarët e krahëve krijuan shumë raste. Lojtarë që e alternojnë shumë mirë edhe fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese.

BROJA DHE HARKIMET- Sulmuesët kanë vështirësi me këto ekipe si Andorra dhe San Marino, sepse mbyllen mbrapa. Shpresoja që ai të bënte më mirë sot. Është lojtar që ka nevojë për hapësira, kur ka shumë fushë përpara, has vështirësi në zona të ngushta.

Pjesën e parë nuk jam i kënaqur, sepse bëmë pak gjuajtje në portë, në pjesën e dytë, krijuam më shumë mundësi, deri sa dolëm te goli. E kemi shumë të vështirë, me skuadra të tilla që tërhiqen shumë mbrapa, kjo më bën të reflektoj edhe për skema të tjera. Do më pëlqente dhe mua të kishim shënuar më shumë gola dhe të kishim luajtur ndryshe, por ja që nuk ia dolëm dot”, u shpreh Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat