Ujkani: Jemi larg nga niveli i Spanjës

Futboll

Ujkani: Jemi larg nga niveli i Spanjës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:35
Ujkani: Jemi larg nga niveli i Spanjës

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur edhe ndeshjen e dytë rresht në Grupin B të ciklit kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” u mposhtën 3:1 nga Kombëtarja e Spanjës në stadiumin “La Cartuja” në Seville.

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani pas ndeshjes ka vlerësuar shumë Spanjën, derisa ka shtuar se ata kanë luftuar për njëri-tjetrin.

“Kemi luftuar për njëri-tjetrin. Spanja është një prej ekipeve më të mira në botë. Jemi ende shumë larg prej nivelit të Spanjës. Kemi provu m’i kriju do shansa. Ky është kualiteti i tyre, kanë pasë shumë raste. Spanja është super ekip, por na duhet me kqyr lojën tonë. Me lujt si Greqia nuk është mentaliteti jonë”, deklaroi “gardiani” kosovar.

Ujkani ka treguar edhe për rivalët e Kosovës në Grupin B.

“Konkurrenca jonë është Gjeorgjia me Greqinë. Duhet me provu mu rrit si lojtarë dhe si ekip. E kemi ndërru sistemin e lojës. Kemi ardh prej ni javës shumë të vështirë. Lujtëm me Lituaninë në temperatura të ulëta. Me Suedinë lojë fizike dhe shumë të fortë. Kur erdhëm këtu e gjetëm temperaturën 31 gradë”, u shpreh Ujkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat