Juventusi vendos ta shkarkojë Pirlon, nëse s’i fiton 2 ndeshjet e radhës

Futboll

Juventusi vendos ta shkarkojë Pirlon, nëse s’i fiton 2 ndeshjet e radhës

Më: 1 prill 2021 Në ora: 10:38
Andrea Pirlo

Juventusi do ta shkarkojë trajnerin e vet, Andrea Pirlo, nëse ai nuk ia del të prodhojë rezultate pozitive kundër Torinos dhe Napolit në dy ndeshjet e ardhshme të bardhezinjve.

Juventusi do të përballet me Torinon të shtunën, pastaj do ta presë Napolin në shtëpi për ndeshjen e mbetur nga java e katërt e Serie A këtë të mërkure.

Sipas Gazzetta dello Sport, këto dy ndeshje do të jenë vendimtare për të ardhmen e ish-mesfushorit italian në stolin e Juves.

Pirlo mund të shkarkohet apo të japë dorëheqje nëse Juventusi merr rezultate negative kundër Torinos dhe Napolit, sipas të përditshmes italiane.

Nëse Pirlo shkarkohet, atëherë ndihmësi i tij Igor Tudor mund të emërohet trajner i përkohshëm deri në përfundim të sezonit.

Juventusi është në vendin e tretë në Serie A, 10 pikë larg liderit Inter. Për më tepër, është eliminuar nga Liga e Kampionëve në njërin prej sezoneve më të dobëta në dekadën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat