Rrahmani lë pas shqetësimet

Futboll

Rrahmani lë pas shqetësimet

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:45
Rrahmani lë pas shqetësimet

Amir Rrahmani ishte mungesa e madhe e Kosovës në këto dy ndeshje të para kualifikuese të Katar 2022.

Mbrojtësi vuante nga një dëmtim që e kishte marrë me Napolin, teksa edhe pse provoi të ishte i gatshëm për Dardanët, nuk ia doli duke u kthyer në Itali.

Megjithatë, tashmë vijnë lajme të mira për Rrahmanin, i cili e ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Xhenaro Gatuzo.

Ditën e djeshme, mbrojtësi ishte pjesë e seancës stërvitore, ndërsa shpreson të vazhdojë atë ecurinë e mirë para dëmtimit, duke qenë se po luante me vazhdimësi dhe ishte konfirmuar si një nga më të mirët e repartit të tij. Ndeshja e radhës për Napolin do të jetë ajo e datës 3 prill, në shtëpi ndaj Krotones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat