Dybala, Arthur dhe McKennie përplasen me policinë, nuk ua hapin dyertë e shtëpisë

Futboll

Dybala, Arthur dhe McKennie përplasen me policinë, nuk ua hapin dyertë e shtëpisë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 14:14
Dybala, Arthur

Juventus thuhet se do të gjobisë treshen Weston McKennie, Paulo Dybala dhe Arthur pasi morën pjesë në një aheng pa respektuar kufizimet për Covid-19 në shtëpinë e mesfushorit amerikan.

“La Stampa” raporton se ish - lojtari i Schalke 04 organizoi një aheng në shtëpinë e tij me dy shokët e tij të skuadrës dhe miqtë e tjerë.

Problemi është se është e ndaluar të organizosh ndeja private në Itali sipas rregullave aktuale të Covidit, përcjellë KosovaPress.

Fqinjët thirrën policinë kur vunë re se një festë po ndodhte brenda shtëpisë së McKennie, por askush nuk e hapi derën kur arritën në vend.

Italia ka një shtetrrethim mbarëkombëtar, nga ora 10 deri në 5 të mëngjesit. Oficerët e Policisë arritën në shtëpinë e McKennie rreth orës 11.30 të mbrëmjes.

Ata u desh të këmbëngulnin që të lejoheshin brenda shtëpisë për më shumë se një orë dhe kur u lejuan më në fund, ata gjetën të tre futbollistët me miqtë e tjerë.

Pjesëmarrësit e ndejës rrezikuan të akuzoheshin për rezistencë ndaj policisë, por ata përfundimisht u gjobitën vetëm me nga 400 euro secili, siç parashikohet nga ligji aktual i Italisë.

“Il Corriere di Torino”, megjithatë, raporton se të pranishmit nuk i penguan oficerët e policisë të hynin në shtëpi..

Sipas Romeo Agresti të “Goal.com”, Juventusi gjithashtu do të gjobisë tre futbollistët e përfshirë në këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat