Dragidella: Kur ekipit tonë kombëtar t'i kishin prirë: Kujtim Shala, Besnik Hasi, Ardian Kozniku apo Milaim Rama

Futboll

Dragidella: Kur ekipit tonë kombëtar t'i kishin prirë: Kujtim Shala, Besnik Hasi, Ardian Kozniku apo Milaim Rama

Më: 1 prill 2021 Në ora: 14:24
Dragidella: Kur ekipit tonë kombëtar t'i kishin prirë: Kujtim Shala, Besnik Hasi, Ardian Kozniku apo Milaim Rama

Miftar Dragidella, gazetar i mirënjohur dhe veprimtar sportiv, ish gjyqtar i futbollit, ka shkruar se për Kosovën dhe arenën e futbollit evropian do të ishte shenjë e mirë kur ekipit tonë kombëtar t'i kishin prirë: Kujtim Shala, Besnik Hasi, Ardian Kozniku apo Milaim Rama.

“Humbja arsyetohet, sepse ndodhë që edhe ekipe më të forta pësojnë nga ato më të dobëta. 
Sa i përket trajnerit, që nga fillimi është ditur se ai nuk ka aftësi të mëdha as për menaxhim e as për përgatitjen e ekipit.
Kosova ka kuadro.

Kosova ka pasur e ka trajnerë e futbollistë që do të duhej të jenë afër kombëtares.

Rezultatet e deritashme nuk mund t'u mveshen trajnerëve. Kam përshtypjen që këta futbollistë edhe pa Challandes do t'i kishin këto rezultate, ashtu siç bënë lojëra të mira edhe sa ishte Bunjaki.

Për Kosovën dhe arenën e futbollit evropian do të ishte shenjë e mirë kur ekipit tonë kombëtar t'i kishin prirë: Kujtim Shala, Besnik Hasi, Ardian Kozniku apo Milaim Rama.

Janë këta 4 emra të njohur në Evropë, shumë më shumë se Challandes apo Ness.

Këta 4 shqiptarë kanë luajtur gjatë në ligat më të forta të Evropës, kurse Ness ishte vetëm futbollist amator. Kanë përvojën, diturinë dhe e njohin këtë lojë.

Pos tyre vijnë edhe disa trajnerë nga Kosova, kurse këta që janë sot janë shumë larg me të gjitha tiparet që i kanë emrat që i përmendem.

Është dëm për FFK që ndonjërin prej tyre apo që të katërt nuk i ka në gjirin e vet.
Kudo në botë në organizatën e futbollit mblidhen ata që dijnë dhe kane emër.

Nuk përmenda ndonjë të arritur të 4 emrave pasi që ata që pak e përcjellin futbollin shqiptar të Kosovës i njohin.

Vendimet e duhura merren në kohën e duhur”, ka shkruar mes të tjera Dragidella në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat