Dikur ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, tani kanë një afat limit

Futboll

Dikur ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, tani kanë një afat limit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:22
Dikur ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, tani kanë një afat limit

Pika më e lartë që ka arritur kombëtarja shqiptare e futbollit është padyshim pjesëmarrja në finalet e Europianit të vitit 2016 në Francë.

Edhe pse nuk ia dolën të kalonin nga faza e grupeve teksa pësuan dy humbje ndaj Zvicrës dhe Francës dhe fituan ndaj Rumanisë, paraqitja e kuqezinjve të Xhani De Biazit në atë kohë, i bëri të gjithë shqiptarët krenarë.

Pritja në Tiranë pas rikthimit nga Franca ishte një festë, në të cilën veç tifozëve dhe dashamirësëve të futbollit, mori pjesë edhe qeveria. Kjo e fundit, për të nderuar edhe më shumë kombëtaren, vendosi që futbollistët t’i pajiste me pasaportë diplomatike, si ambasadorët më të mirë të vendit.

Megjithatë, kjo periudhë e “ambasadorëve më të mirë” ka “skaduar” dhe tashmë para ndeshjes së djeshme me San Marinon, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, i kujton FSHF-së se duhet të rikthejnë pasaportat diplomatike, ndërsa kanë edhe një afat limit për këtë që është data 30 qershor e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat