Katastrofë të KF Ferizaj! ‘Ujqit’: Ku janë aksionerët e famshëm anglez

Futboll

Katastrofë të KF Ferizaj! ‘Ujqit’: Ku janë aksionerët e famshëm anglez

Nga: K.G. Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:31
Katastrofë të KF Ferizaj! ‘Ujqit’: Ku janë aksionerët e famshëm anglez

Tifozët “Ultras Ujqit” të Ferizajt, reagojnë ashpër me gjendjen e klubit të futbollit Ferizaj.

“Të nderuar ‘Ujqi’ dhe bashkëqytetarë, siç jeni në dijeni, klubi ynë i zemrës FC Ferizaj, është në gjendje katastrofale - që nuk ishte asnjëherë tjetër. 

Është afër shuarjes, që do të ishte humbje shumë e madhe për qytetin tonë. 

Pas gjendjes shumë të rëndë, lojtarët kanë vendosur që ndeshjen kampionale, të dielën nuk do ta zhvillojnë - pasi që disa muaj nuk kanë marrë pagat e tyre që ju takojnë. 

Ku janë aksionerët e famshëm anglez, që nuk i kemi parë kurrë në stadium! Ku janë aksionerët ferizajas, që as nuk e kanë marrë mundin të interesohen për gjendjen e klubit. Ku është komuna, a po interesohet dikush apo i kanë ‘mbyllur’ sytë e veshët rreth kësaj çështje. 

A nuk është mëkat që një qytet me ekonominë ndër më të mirën në Kosovë, të mos jetë në gjendje ta mbajë një klub futbolli stabil! Reagimet tona kanë shkuar çdo herë në ‘vesh’ të ‘shurdhur’ por këtë herë do të veprojmë”, reagon kryesia e ‘Ujqve’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat