Mustafë Grainca iu drejtohet ‘Ujqve’: Nuk jam që moti kryetar i KF Ferizajt!

Futboll

Mustafë Grainca iu drejtohet ‘Ujqve’: Nuk jam që moti kryetar i KF Ferizajt!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2021 Në ora: 20:57
Mustafë Grainca iu drejtohet ‘Ujqve’: Nuk jam që moti kryetar i KF Ferizajt!

Mustafë Grainca iu ka bërë të qartë të gjithëve, sidomos tifozëve të respektuar “Ujqve”, të cilët sot kanë kërkuar që ai të largohet nga klubi, se nuk është kryetar i klubit të futbollit Ferizaj, që kur klubi është privatizuar (në fillim korrik, viti 2018) dhe është në pronësi 51 për qind të aksionarëve anglezë. 

Ai tha se në klub ka pasur vetëm 9.8 për qind të kuotës aksionare dhe asgjë më shumë.   

“Këtu kemi një keqkuptim, nëse mu drejtohen mu si kryetar i klubit, e kanë gabim, kam qenë kryetar klubi derisa e ka pasur statusin klubi si OJQ, momentin e privatizimit nga statusi i OJQ-së në klub privat, unë nuk jam më kryetar klubi, është Brian Deane, sepse ata kanë 51 përqind të aksioneve.

Unë e kam pasur vetëm një pjesë të aksioneve me kuotën 9,8 për qind, që është e rregulluar me letra.

As që jam udhëheqës prej momentit të privatizimit, kjo kuotohet nëse lexohet statuti themeltar i klubit, e shihni aty se anglezët e kanë 51 për qindshin, ndërsa unë 9.8 të kuotës, Gani Rosha 9.8, Eskavatori 9.8, Fisnik Bucaliu 9.8 dhe Arijan Imeri 9.8”, thotë Grainca për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Grainca tha se llogari po kërkojnë në adresë të gabuar dhe duhet ta kuptojnë se unë nuk jam kryetar i klubit.  

“Në bazë të statusit themeltar, prej momentit të privatizimit Brian Deane e udhëheq bordin dhe klubin, i kanë 51 për qind të aksioneve. Në një shoqëri aksionare, pronari i aksioneve me kuotën mbi 51 për qind automatikisht e udhëheq bordin dhe klubit, për atë anglezët i kanë mbi  50 për qind dhe e udhëheqin klubin. 

Nuk marr përgjegjësi që nuk më takojnë, unë kam të drejtë të flas për 9.8 për qind. Nuk është klubi OJQ, por i privatizuar. Kur u kanë OJQ, nga vendi i fundit unë me trajnerin Bylbyl Sokolin e kemi ngritur klubin në vend të pestë në Superligë. Le ta dijnë, nuk jam kryetar i klubit, që një vit e gjysmë. 

Gjithashtu, nga 24 nëntori i vitit 2020, kam dhënë dorëheqjen edhe nga aksionet. Kam hequr dorë i kam falur ato, kush do ti pervetësoj janë falas.

Nga 24 nëntori i vitit 2020 Mustafë Grainca i falë aksionet për 9.8 për qind, që ishin të miat. Nuk e dua asnjë kompensim dhe tërhiqem i të qenurit aksionar në klub. Në qoftë se deri me datën 24 nëntor 2020, klubi ka borxhe, jam i gatshëm të përgjigjem me atë që me takon, pra me 9,8 për qind të kuotës, ky është çelësi im" përfundoi Grainca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat