Pioli: Po të kisha mundësi, lojtarëve do t’ju kisha dhënë më shumë ditë pushimi

Futboll

Pioli: Po të kisha mundësi, lojtarëve do t’ju kisha dhënë më shumë ditë pushimi

Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:51
Stefano Pioli

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka deklaruar në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sampdorian se skuadrës i duhet më shumë pushim.

Pioli tha se skuadrës do ti duhej më shumë pushim dhe po të kishte mundësi do ta kishte zgjatur pushimin për lojtarët.

“Gjithmonë kemi marrë përgjegjësinë dhe kur kemi humbur, kemi bërë shumë për të ardhur në këtë moment”, tha ai.

“Duhet të japim maksimumin për të arritur në fund të sezonit në pozitën më të mirë”, shtoi ai.

“Po të kisha mundësi do jepja më shumë ditë pushimi, kanë nevojë për pushim”, tha Pioli.

“Pesë lojtarë për momentin që kanë qenë këtu janë stërvitur mirë, dhe ata që kanë qenë me Kombëtare janë në gjendje të mirë, përveç Brahim Diaz”, përfundoi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat