“Enhalon” siguron pjesëmarrjen në elitën e futsallit

Futboll

“Enhalon” siguron pjesëmarrjen në elitën e futsallit

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:45
“Enhalon” siguron pjesëmarrjen në elitën e futsallit

Klubi i futsallit nga Struga, “Enhalon” nga sezoni i ri do të luajë për herë të parë në Ligën e Parë.

“Enhalon” ka siguruar një vend në mesin e më të mirë të futsallin vendor, pasi në ndeshjen e fundit arriti të deklasoj Ovçe Polen me rezultatin 5:1.

Golat për triumfin e skuadrës strugane i shënuan: Abil Shaqiri, Darko Baloski, Adem Canoski, Badal Naumoski dhe Adnan Agusheski.

Skuadra e “Enhalon”-it, sezonin e mbylli me 24 pikë, po aq sa ka edhe Shkëndija e Tetovës, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Për ekipin strugan, ky ishte sezoni i parë në Ligën e Dytë të futsallit vendor dhe që në sezonin e parë arritën që të sigurojnë një vend në Ligën e Parë. (Infosport).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat