Drita me pikë të plota, në krye të Superligës së Kosovës 

Futboll

Drita me pikë të plota, në krye të Superligës së Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 3 prill 2021 Në ora: 16:52
Drita me pikë të plota, në krye të Superligës së Kosovës 

Drita nga Gjilani importon tre pikë të mëdha nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në luftë për titullin e kampionit. 

Kampioni në fuqi realizoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Arbërisë nga Dobraja e Madhe. 

Për Dritën shënuan Alidema (25’), Priesley (33’), Haxhimusa (63’) dhe për Arbërinë Zabërgja (22’). 

Në minutën e 40-të, Vucaj godet nga penalltia por pret Andi Thaçi i Arbërisë.

Pas javës së 27-të, Drita kryeson me 58 pikë dhe Arbëria bie e nënta me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat