Manaj nuk di të ndalet, shënoi për Barcelonën B

Futboll

Manaj nuk di të ndalet, shënoi për Barcelonën B

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:16
Manaj nuk di të ndalet, shënoi për Barcelonën B

Rei Manaj vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës ditën e sotme.

Pasi shënoi me Kombëtaren, në mesjavë ndaj San Marinos, sulmuesi lushnjar ka shënuar edhe ditën e sotme për Barcelonën B.

Pas një krosimi të bukur nga e djathta, Manaj lëviz bukur në zonë, teksa me një prekje, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës, për t’i dhënë avantazhin Barcelonës B, ndaj Alkojano në Divizionin e dytë ne Spanjë, me ndeshjen që vazhdon të luhet.

Ky është goli i 8 i Manajt këtë sezon në kampionat me fanellën e Barcelonës B, teksa tashmë shpreson që shumë shpejt ët jetë pjesë e ekipit të parë të Kumanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat