Pas tre barazimeve radhazi, më në fund ngjiten në vendin e parë…

Futboll

Pas tre barazimeve radhazi, më në fund ngjiten në vendin e parë…

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:30
Martini

Teuta mposhti me rezultatin minimal 1-0 Laçin dhe u ngjit në krye të renditjes me 46 pikë, aq sa ka edhe Vllaznia, ndërsa trajneri Edi Martini u shfaq mjaft i kënaqur si për fitoren, ashtu edhe për paraqitjen e të tijve.

Më në fund arritët të shihnit Teutën që donit, në sulm frontal gjatë gjithë lojës…

Po, është e vërtetë dhe komplimentoj lojtarët për atë që dhanë në fushën e lojës, duke interpretuar në mënyrë perfekte ndeshjen.

Çfarë ndryshuat sot?

Sot skuadra ishte shumë e qetë dhe e bindur në aftësitë e veta, ndaj ia dolëm të shpreheshim mjaft mirë dhe të merrnim fitoren. Mund të bëjmë edhe më mirë, pasi kemi mundësitë, por gjithsesi komplimentoj djemtë për paraqitjen.

Pas tre barazimeve radhazi, më në fund ngjiteni në vendin e parë…
Është e vërtetë, por mendoj se tani fillon vështirësia, pasi fillon faza më e nxehtë e kampionatit dhe na duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje. Duke nisur që nga sfidat me Apoloninë e Skënderbeun, duhet të marrim maksimumin, pasi tani fillon më e vështira.

Sot u pa një Teutë me shumë dëshirë për të fituar…
E kishim përgatitur mirë ndeshjen, duke mos i dhënë mundësi Laçit të bëjë lojën që dëshiron. Skuadra tregoi dëshirë dhe autoritet në fushë, pasi dukej e bindur për të arritur te fitorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat