Ndeshja kryesore në Therandë, Ballkani apo Prishtina?

Futboll

Ndeshja kryesore në Therandë, Ballkani apo Prishtina?

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:10
Ndeshja kryesore në Therandë, Ballkani apo Prishtina?

Elita e futbollit të Kosovës vazhdon ditën e sotme me dy ndeshje fantastike.

Do të jenë dy ndeshje krejtësisht ndryshe ku edhe katër skuadrat që zbresin në fushë kanë objektiva të ndryshëm.

Në Suharekë pritet të zhvillohet një super derbi, ku Ballkani është nikoqir i Prishtinës.

Dy skuadrat janë në garë për titullin kampion dhe se çdo lëshim nga kjo sfidë do të thoshte një hap prapa në luftën për realizimin e objektivave.

Ballkani dhe Prishtina janë takuar dy herë mes vete këtë edicion, ku të dyja skuadrat kanë triumfuar si vendas me rezultat 2-1.

Në duelin tjetër në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas përballen Feronikeli dhe Llapi.

Të dy këto skuadra ndodhen në mesin e tabelës dhe kërkojnë fitore për t’u stabilizuar për pjesën finale të kampionatit.

Klodian Duro dhe Tahir Batatina ndodhen pranë një sfide tejet interesante, e cila do të ndryshon jo pak gjërat në klasifikim.

Të dyja këto sfida sot startojnë me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat