Bylis dhe Kukësi mision tre pikët

Futboll

Bylis dhe Kukësi mision tre pikët

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:31
Bylis dhe Kukësi mision tre pikët

Në ditën e sotme të Kategorisë Superiore, Tirana do të kërkojë të shfrytëzojë në maksimum rezultatet e djeshme, teksa një fitore ndaj Apolonisë do të bënte që kampionët në fuqi të ishin vetëm pesë pikë larg kreut.

Trajneri Shehi në këtë sfidë ndaj fierakëve nuk do të ketë të gatshëm Hoxhallarin dhe Vangjelin si pasojë e pezullimeve.

Kujtojmë se ndesgja do të luhet në Air Albania, stadiumi fatsjellës për bardheblutë teksa në impiantin e ri, ende nuk njohin humbje sa i përket kampionatit. Ndërkaq, Bylis pret në shtëpi Kastriotin. Ballshiotët janë më të qetë sa i përket klasifikimit duke fituar pikë ndaj dy vendeve të fundit, mëgjithatë për të shmangur dhe play-out duhet të parakalojnë pikërisht krutanët që në sfidat e fundit kanë lënë pikë të rëndësishme.

Ndaj, pritet një duel shumë i luftuar. Sakaq, Kukësi do të provojë të dalë nga kriza teksa përballet me Skënderbeun. Verilindorët dhe korçarët kanë nevoja urgjente për pikë, edhe pse për ovjektiva të ndryshëm.

Verilindorët kanë një organikë më të pasur, megjithatë korçarët kanë treguar se nuk janë dorëzuar sa i përket mbijetesës.

Ndeshjet:

13:00 Bylis-Kastrioti

16:00 Tirana-Apolonia

16:00 Kukësi-Skënderbeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat