Prishtina fiton derbin e madh, Ballkani i tronditur 

Futboll

Prishtina fiton derbin e madh, Ballkani i tronditur 

Nga: K.G. Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:52
Prishtina fiton derbin e madh, Ballkani i tronditur 

Prishtina kthehet me tri pikë të mëdha dhe përforcon hapin në luftë për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës.

Bardhekaltrit fitojnë derbin e madh me rezultat 1:0 në duel me rivalin direkt për titullin, Ballkanin, që u zhvillua në stadiumin në Therandë.     

Lojë e mirë e të dyja skuadrave, por Prishtina ia doli falë një golit të realizuar në pjesën e parë edhe të dalin me pikë të plotë.  

Në minutën e 35-të, Besnik Krasniqi tentoi të asistonte për Leonit Abazin, por para tij Armend Thaqi shënon autogol dhe i kushtoi shtrenjtë vendasve, me humbje.

Në minutën e 51-të, Armend Thaqi në tentim për ta larguar topin në rivënie këndore, për pak sa nuk shënon autogol, pasi topi përfundoi në shtyllë.

Prishtina tani zë vendin e tretë me 54 pikë, ka4 me pak se lideri Drita dhe një se Ballkani, që zë vendin e dytë pas 27 jave.
Ballkani është u tronditur me këtë humbje sepse po e komplikon edhe më shumë hapin për titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat