Granit Begolli për Leart Paqaradën: Kombëtarja nuk është diçka që mund të japim dorëheqje kur të dojmë!

Futboll

Granit Begolli për Leart Paqaradën: Kombëtarja nuk është diçka që mund të japim dorëheqje kur të dojmë!

Më: 4 prill 2021 Në ora: 22:14
Granit Begolli

Analisti, Granit Begolli ka komentuar deklaratën e Leart Paqaradës, ku mbrojtësi i kombëtares theksoi se s’do të grumbullohet me Kosovën, derisa trajner të jetë Bernard Challandes.

Begolli thotë se Leart Paqarada nuk ka marrë minutat e merituara, por kombëtarja nuk është diçka që mund të japin dorëheqje kur të dëshirojnë.

“Sa i përket rastit të Leartit, unë e kam thënë që atij në mënyrë të vazhdueshme nuk iu është dhënë mundësia që është pritur, ka qenë mbrojtësi i vetëm i majtë në kombëtare dhe nuk ka luajtur.

Pas dështimeve të kombëtares, flasin lojtarët. Unë e kuptoj reagimin e tij, por nuk e arsyetoj, kombëtarja nuk është diçka që ne duhet të japim doreheqjen kur të dojmë, e me prit me u ftu kur të vie dikush tjetër, nëse pranohet kjo, do ta bëjnë edhe futbollistët tjerë. Te kombëtarja nuk mund të luajnë të gjithë”, tha Granit Begolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat