Munishi komenton incidentit ndërmjet Duros dhe Lladrovcit

Futboll

Munishi komenton incidentit ndërmjet Duros dhe Lladrovcit

Më: 4 prill 2021 Në ora: 23:15
Munishi komenton incidentit ndërmjet Duros dhe Lladrovcit

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi, është shprehur se Feronikeli duhet t’i kalojë problemet që ka pasi ka një skuadër kualitative në Superligë.

Munishi në emisionin “Ekipi A” në televizionin ATV deklaroi se trajneri shqiptar Klodian Duro dhe kapiteni Lapidar Lladrovci duhet t’i lënë anash problemet e tyre për hir të klubit.

“I bëj apel Klodit (Klodian Duro) dhe kapitenit Lapidar Lladrovcit të afrohen dhe t’i përmirësojnë raportet për hir të klubit”, ka deklaruar Munishi, transmeton Insporti.

Feronikeli mposhti sot Llapin me rezultat 4:0 dhe pas ndeshjes trajneri Duro komentoi zhvillimet e fundit në skuadër.

Feronikeli pas kësaj fitore renditet në pozitën e pestë me 35 pikë, një pikë më shumë se sa Llapi që renditet në pozitën e gjashtë me 34 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat