​Pesë ditë para “El Clasicos” Koeman rrezikon me dyshen Messi - De Jong

Futboll

​Pesë ditë para “El Clasicos” Koeman rrezikon me dyshen Messi - De Jong

Më: 5 prill 2021 Në ora: 13:16
​Pesë ditë para “El Clasicos” Koeman rrezikon me dyshen Messi - De Jong

Barcelona do të ballafaqohet sonte me Valladolidin në “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00 me synimin e qartë për t’iu ofruar në vetëm një pikë Atletico Madridit në kreun e tabelës.

Skuadra e Simeones pësoi humbje në sfidën e djeshme kundër Sevillas duke e komplikuar kështu deri në maksimum luftën për titullin kampion, përcjellë KosovaPress.

Trajneri i Barcelonës e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Valladolidin dhe në mesin e të ftuarve janë edhe Lionel Messi dhe De Jong të cilët rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e ardhshme kundër Real Madridit nëse ndëshkohen me karton të verdhë.

Në lidhje me këtë çështje, Koeman deklaroi:

“Ne e dimë që këta dy lojtarë janë një karton larg skualifikimit, por nuk është koha për të pushuar lojtarët për shkak të kartonëve ose freskisë. Na kanë mbetur dhjetë ndeshje. Gjithmonë ekziston rreziku, por gjëja më e mirë është të nxjerrësh ekipin që mendoj se mund të fitojë.”.

“El Clasico” ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet më 10 Prill 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat