Arb Manaj emocionon: Babi do të kujtoj gjithmonë edhe pse nuk të njoha kurrë

Futboll

Arb Manaj emocionon: Babi do të kujtoj gjithmonë edhe pse nuk të njoha kurrë

Nga: K.G. Më: 5 prill 2021 Në ora: 21:52
Arb Manaj emocionon: Babi do të kujtoj gjithmonë edhe pse nuk të njoha kurrë

Futbollisti nga Kosova, Arb Manaj, po kalon formë shumë të mirë në Turqi.

Ai po luan me sukses për ekipin e Balikesirspor-it, që garon në ligën e parë. 

Ky futbollist të paktën meriton të ftohet në kombëtaren e Kosovës.

Manaj dje shënoi nga penalltia për Balikesirspor-in, duke shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Bandirmaspor-it.

Ai pas ndeshjes emocionoi me një postim.

“04.04.2021, 22 vjet pa ty Babi dashur, jam duke u munduar që të të bëj krenar gjithmonë ashtu siç me bërë ti mua. 

Ky gol dhe kjo fitore të dedikohet ty, në veçanti dhe të gjithë të rënëve për liri, unë do të kujtoj gjithmonë edhe pse nuk te njoha kurrë”, ka shkruar Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat