Jep dorëheqje pas turpërimit me 8:0

Futboll

Jep dorëheqje pas turpërimit me 8:0

Më: 6 prill 2021 Në ora: 12:30
Jep dorëheqje pas turpërimit me 8:0

Mihail Markel nuk është më trajner i kombëtares së Bjellorusisë. Tekniku 55-vjeçar ka dhënë dorëheqjen pas humbjes turpëruese që Bjellorusia pësoi ndaj Belgjikës.

Këtë lajm e ka deklaruar vetë trajneri, ku kombëtarja bjelloruse e ka publikuar me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj:

“Kam analizuar situatën pas ndeshjes ndaj Belgjikës dhe kam arritur në konkluzionin se duhet të dorëhiqem si trajneri i skuadrës kombëtare të Bjellorusisë.”

Bjellorusia në fushatën eliminatore të Botërorit “Katar 2022” renditet në vendin e parafundit me tre pikë, ku ka arritur të fitojë ndaj Estonisë dhe të humbasë 8-0 ndaj Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat