Te Skënderbeu me sytë nga 2 futbollistët ganezë

Futboll

Te Skënderbeu me sytë nga 2 futbollistët ganezë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:56
Te Skënderbeu me sytë nga 2 futbollistët ganezë

Skënderbeu ka filluar pa humbur kohë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës.

Pas fitores ndaj Kukësit ekipi është kthyer në Korçë, ku do të përgatisin përballjen me bardheblutë.

Për këtë takim delikat trajneri Memelli mund të mbështetet edhe te Taipi, i cili ishte i pezulluar nga kartonët ndaj Kukësit.

Tani gjithë vëmendja është tek infermieria. Randi dhe Dovuna janë ende me shqetësime muskulore dhe mbajnë në ankth trajnerin Memelli.

Ndërsa drejt rikuperimit duket sulmuesi shkodran Pusi, i cili mund të bashkohet në ditët në vijim me ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat