Benitez - i qartë

Futboll

Benitez - i qartë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 14:01
Benitez - i qartë

Që pas largimit nga stoli i Dalian në Kinë, Rafael Benitez është i papunë.

Së fundmi është folur për një rikthim të tijin në stolin e Napolit, por në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle Marca Benitez ka zbuluar se prioriteti i tij mbetet Premier League me Rafën që pret një ofertë nga nga ndonjë klub i kampionatit anglez.

“Kam marrë më shumë se një ofertë në muajin e fundit, por nuk më pëlqeu projekti, nuk ishte as momenti i duhur për t’u rikthyer.Kisha shumë nevoja të kaloja kohën me familjen time.

Dua një klub ambicioz, që lufton për fitimin e trofeve. Prioriteti im mbetet Premier League.

Eksperiencat e mia me Liverpool, Chelsea dhe Newcastle kanë qenë të mbushura me kënaqësi. Familja ime jeton në Angli dhe mbetet kampionati më i kompletuar në çdo aspekt“, deklaroi Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat