Ky është sezoni më i komplikuar për Klopp

Futboll

Ky është sezoni më i komplikuar për Klopp

Më: 6 prill 2021 Në ora: 14:18
Ky është sezoni më i komplikuar për Klopp

Prozhektorët ishin atë natë mbi Lewandowski, i cili me katër golat e tij në “Iduna Park” masakronte fjalë për fjalë një nga favoritët më të mëdhenj të kompeticionit, Real Madridin e Mourinhos, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ideologu i atij triumfi ishte Jurgen Klopp. Rezultati 4-1 konfirmonte punën e shkëlqyeshme që ky trajner gjerman, “Mohammed Ali i futbollit”, kishte bërë, siç përcaktohet nga drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, duke veçuar shpirtin e tij luftarak dhe rebel.

Ai kishte qenë në gjendje t’i jepte fund tiranisë së Bayernit në Bundesliga, duke fituar dy tituj kampionë më 2011 dhe 2012, si dhe një Superkupë të Gjermanisë. Një vit më vonë, pasi masakroi Real Madridin, Klopp do të luante finalen e parë të Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur nga Bayern Munich.

Por, pikëtakimi i tij i parë me Real Madridin do ta konfirmonte si referencë e shkëlqyeshme midis një brezi të madh të trajnerëve gjermanë, si Löw, Tuchel apo Flick, ​​të gjithë akoma në elitë. Futbolli i shpejtë, sulmues dhe me një ritëm të paparë kurrë, e bëri Europën të dashurohej me skuadrat e tij. Produkti në Champions tashmë e futi ndër favoritët për të stërvitur më të mirët në Europë.

Emri i tij madje ishte i lidhur me Real Madridin, i cili e eliminoi nga Champions-i vitin e ardhshëm, me të bardhët duke marrë hak. Sidoqoftë, Klopp nuk tregoi shumë interes ër Real Madridin. Në fakt, ai kurrë nuk ka treguar, të paktën publikisht, dashuri të veçantë për klubet më të fuqishme, të paktën ekonomikisht.

Por, në Dortmund, tashmë kishte arritur tavanin. Bayerni i Guardiolës ishte gjithashtu përgjegjës për çmontimin e tij, me nënshkrimet e Mario Götze, Lewandowski dhe Matt Hummels. Pasi bëri një vit pushim, ai mori drejtimin e Liverpool, ku gjithashtu është bërë idhull i tifozëve. Ekipi i tij u rrit dhe Real Madridi kaloi sërish nëpër rrugën e trajnerit gjerman. Është finalja e Ligës së Kampionëve në Kiev (2017-2018), ku ai ballafaqohet me te bardhët. Është finalja e dytë e humbur në Champions, pas asaj me Bayernin.

Vitin pasues ai humbi titullin në Premier League me 98 pikë, një më pak se Manchester City i Guardiolës, rivali i madh në stolat e Anglisë. Gjermani arriti në finalen e tretë të Ligës së Kampionëve. Para se të kishte hyrë në histori, ai kishte përmbysur Barçën (rezultatin 3-0 në “Camp Nou”) 4-0 në “Anfield”. Dhe kësaj here, Klopp hoqi qafe atë shije të keqe të humbjeve në finale. Ai mundi Tottemhan dhe e solli Champions-in në vitrinat e “Anfield” 14 vite më vonë.

Sezoni i fundit vazhdoi suksesin e madh. Klopp i solli klubit nga “Anfield” titullin e munguar prej 30 vitesh. “Reds” nuk ishin shpallur kampionë të Anglisë që kur u themelua Premier League, siç quhet edhe tani. Përveç kësaj, ata fituan Superkupën Europiane dhe Botërorin e Klubeve. Klopp e ka bërë këtë. Liverpool edhe një herë dominon Europën me një epokë të artë, të krahasueshme me ekipin që mbizotëroi Europën në vitet 70-të dhe 80-të.

Ky është sezoni më i komplikuar për Klopp. I goditur fort nga dëmtimet, pa nivelin e viteve të tjera, megjithëse po rikuperon. Ai madje është jashtë vendeve që vlejnë kualifikimin në Champions përmes kampionatit anglez. Kjo do të jetë përplasja e gjashtë e gjermanit me Real Madridin, pas katër herëve me Dortmundin dhe finalen e Kievit. Tri humbje dhe dy fitore, më e vështira në Kiev, si dhe një barazim. Ky është bilanci i tij përballë “Los Blancos”. Sonte, raundi tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat