Kyyebashkiaku i Valladolidit: Ky është një turp i papranueshëm

Futboll

Kyyebashkiaku i Valladolidit: Ky është një turp i papranueshëm

Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:13
Kyyebashkiaku i Valladolidit: Ky është një turp i papranueshëm

Barcelona mundi Valladolid dje falë një goli të realizuar në minutën e 90-të nga Ousmane Dembélé.

Një fitore e vuajtur, e cila erdhi vetëm në fund dhe shumë e kontestuar nga mysafirët, të cilët në fund të lojës sulmuan gjyqtarin, fajtor për favorizimin e  blaugranave në dy raste: hendbollin e Jordi Alba në zonën e tij dhe dëbimi me të kuq i Plano, gjykim shumë i rëndë.

Në fund të lojës, kryebashkiaku i Valladolid, Oscar Puente, gjithashtu tregoi gjithë zhgënjimin e tij me disa postime të diskutueshme në Twitter:

“Vjedhja është e dukshme.

Ky është një turp i papranueshëm”, shkroi ai në fillim.

Pastaj, më me hollësi: “Mendoj se gjyqtari duhet të shkojë në dhomën e zhveshjes së Barcelonës dhe të qortojë lojtarët. Ata pothuajse nuk mund të fitonin dot… Nuk ishin në lartësinë e punës së arbitrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat