Domi - Rama, një turne i harruar!

Futboll

Domi - Rama, një turne i harruar!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:38
Domi dhe Rama

Faton Domi dhe Favzi Rama, emra të mëdhenj të futbollit, që humbën jetën tragjikisht me 22 nëntor të vitit 1987! 
Ata vdiqën gjatë një aksident komunikacioni në fshatin Volljakë të Klinës! 

Domi luante për Vëllaznimin nga Gjakova dhe Rama për Lirinë e Prizrenit, të cilat skuadrat po me 22 nëntor u takuan mes vete në Prizren, ku Liria kishte fituar me rezultat 1:0 në kuadër të Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë – grupi i Lindjes.

Ky turne për herë të parë u organizua në vitet e 90-ta, duke iu falënderuar veprimtarit të madh Arbon Desku, atëkohë kryetar i KF Dukagjinit të Klinës, pastaj edhe nënkryetar i KF Prishtinës në vitet  më të vështira.

Desku organizoi turneun në atëkohë, ku morën pjesë skuadrat me renome, Prishtina, Vëllaznimi, Liria dhe Dukagjini. 
Domi dhe Rama me vitet të tëra kanë luajtur për Prishtinën, sidomos në elitën e futbollit ish jugosllav, në kohën e kapitenit Fadil Vokrri. 

Në vitin 1987 Rama shkoi në Liri dhe Domi në Vëllaznim. 

Edhe iniciuesi i këtij turneut, Desku, është i zhgënjyer, që ky turne është lënë në harresë.  

Do të ishte mirë që ky turne sa më shpejt që të rikthehet dhe të jetë edhe në kalendarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku të organizohet për çdo vit dhe të marrin pjesë Prishtina, Vëllaznimi, Liria, Dukagjini.

Jo vetëm këto skuadra, do të ishte e rrugës që edhe Eskisehirspor nga Turqia, të jetë pjesë e turneut, pasi Rama ka luajtur një kohë në këtë kolektiv. 

Pse të marrin pjesë këto skuadra?

Rama dhe Domi kanë luajtur për Prishtinën. Rama ka luajtur edhe në Liri e Eskiserhispor, ndërsa Domi në Vëllaznimi? Po Dukagjini? Legjendat humbën jetën në territorin e komunës së Klinës dhe për atë edhe Dukagjini të jetë pjesë e turneut..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat