U akuzua se voziti pa leje në Spanjë, kjo është përgjigja nga Enis Bardhi

Futboll

U akuzua se voziti pa leje në Spanjë, kjo është përgjigja nga Enis Bardhi

Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:09
U akuzua se voziti pa leje në Spanjë, kjo është përgjigja nga Enis Bardhi

Ylli i Levantes, Enis Bardhi, ka bërë një reagim për të sqaruar situatën e krijuar lidhur me lejen e tij të vozitjes.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut ishte ndalur në një pikë kontrolli nga policia në Valencia dhe njëri nga zyrtarët policorë kishte dyshuar se patenta e shoferit ishte false.

Për më shumë, atij i është pamundësuar që ta vozisë tutje veturën e tij dhe derisa dokumenti është nën verifikim, sipas gazetës Las Provincias, atij i është thënë se mund të akuzohet në dy pika: Për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe për ‘rrezikim të sigurisë rrugore’.

“Leja e vozitjes që ua kam paraqitur agjentëve policorë në pikën e kontrollit, të hënën që shkoi, 5 prill, është vërtetuar nga institucionet përkatëse në vendin tim”.

“Mëngjesin e sotëm (e martë) tashmë ia kam dorëzuar policisë lokale certifikatën e lëshuar sot nga Ministria e Brendshme e vendit tim, Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila e konfirmon këtë”,

“Qëllimi im është që me dokumentacionin e prezantuar sot të mund të sqarohet situata e konfuzionit që është krijuar”, ka shkruar Bardhi në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat