Pirlo: Napoli po përjeton një periudhë pozitive

Futboll

Pirlo: Napoli po përjeton një periudhë pozitive

Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:17
Pirlo: Napoli po përjeton një periudhë pozitive

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo ka deklaruar se sulmuesi Paulo Dybala është në dispozicion për ndeshjen e rëndësishme kundër Napolit e cila zhvillohet nesër.

“Bianconerët” përgatiten për ndeshjen e riplanifikuar kundër “Partenopei” nesër dhe Pirlo tha se pret një lojë të hapur dhe të shkëlqyeshme.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për renditjen tabelare,” tha Pirlo në një konferencë për shtyp. “Napoli po përjeton një periudhë pozitive.”, shtoi ai.

“Ne duam të luajmë ndeshjen dhe të përpiqemi të marrim pikë. Pres një ndeshje të hapur dhe shpresoj të jetë një lojë e shkëlqyeshme.”

Ndeshja tashmë është shtyrë një herë dhe kësaj here Juventusi është pa Merih Demiral, Leonardo Bonucci dhe Federico Bernardeschi për shkak të COVID-19.

“Ne e respektojmë protokollin si gjithmonë dhe jemi në një mendje me ato që thotë ASL,” shtoi ai. “Ne do të paraqitemi siç kemi bërë gjithmonë.”

Më tutje Pirlo shtoi se ai ka besim që ekipi është pas tij.

“Unë jam gjithmonë në kontakt me ta,” vazhdoi ai. “Më pëlqen të flas para dhe pas trajnimit, ndiej besim të madh.”

“Lojtarët më ndjekin, ata duan të hakmerren dhe ata janë të parët që trishtohen për situatën.”

Paulo Dybala, Weston McKennie dhe Arthur Melo janë kthyer në stërvitje dhe Pirlo shpreson të ketë në dispozicion argjentinasin kundër Napolit.

“Paulo është mirë, ai ka stërvitur me grupin dhe ka rifilluar të godasë topin, Ai është përsëri në dispozicionin tim dhe shpresoj ta kem gati për të luajtur nesër.”, deklaroi në fund Pirlo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat