​Guardiola beson se do të kualifikohen në gjysmëfinale

Futboll

​Guardiola beson se do të kualifikohen në gjysmëfinale

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:34
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka premtuar fansat e klubit të tij që në ndeshjen e kthimit kundër Borussia Dortmundit, skuadra e tij nuk do të qëndroj duarkryq por do të vazhdojë drejt gjysmëfinales.

City ka një avantazh të vogël në ndeshjen e kthimit kundër Dortmundit, pas golit të mbrëmshëm të Phil Foden në minutën e 90’-të, gol ky i cili ia siguroi fitoren Cityt me rezultat 2:1.

Në tre sezonet e fundit, Manchester City është diskualifikuar tre herë, ku është eliminuar nga Liverpooli, Tottenham dhe Lyoni, por Guardiola ka insistuar që lideri i Premier Ligës do të vazhdojë që të sulmojë në ndeshjen e kthimit kundër skuadrës gjermane.

“E dimë që ne duhet të shënojmë gola sepse ata kanë kualitetin për të shënuar dhe gjithmonë shënojnë. Do të shikojmë që të punojmë rreth gjërave të cilat nuk mund t’i bënim sot. Do të reflektojmë në mënyrë të qetë, mënyra më e mirë e mundshme, dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë, që kur të zhvillojmë ndeshjen si mysafirë, ta vazhdojmë siç kemi bërë në katër, pesë, gjashtë muajt e fundit, do të shkojmë aty për ta fituar ndeshjen”, tha Guardiola.

“Para ndeshjes, unë ju thash lojtarëve ‘vetëm fitoni në këtë ndeshje, nuk dua asgjë tjetër’, dhe e arritën atë gjë. Tani do të udhëtojmë për në Dortmund vetëm për të sulmuar, absolutisht jo për tu mbrojtur. Do të aplikojmë stilin tonë të lojës, me presion të lartë, të shikojmë skemat rreth formacionit, dhe të mbulojmë mirë pozitat e sulmuesve të tyre, dhe do të mundohemi që të luajmë për 90’ minuta, që të vazhdojmë drejt gjysmëfinales”, shtoi trajneri spanjoll.

Vetëm Real Madridi (26) dhe Barcelona (20) kanë fituar më shumë ndeshje se Manchester City (13) kundër skuadrave gjermane në Ligën e Kampionëve, ku City ka fituar 11-të ndeshjet e fundit nga 12-të të zhvilluara kundër gjermanëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat