Gati oferta marramendëse për Conten

Futboll

Gati oferta marramendëse për Conten

Më: 7 prill 2021 Në ora: 21:13
Gati oferta marramendëse për Conten

Inter-i i Antonio Conte-s mund t’i japë fund dominimit të Juventus në Serinë A në këtë sezon.

Nëse do t’ia dalë, objektivi i ardhshëm i trajnerit të zikaltërve do të jetë të ketë sukses në Champions League.

Gjithmonë nëse do të qëndrojë tek Inter, duke parë se kontrata e tij skadon në vitin 2022. Suning dëshiron të vazhdojë përpara me Conte-n, por kriza ekonomike e bën të pamundur rinovimin me shifrat aktuale.

Nëse ish-trajneri i Italisë nuk do të pranojë një reduktim të ndjeshëm të rrogës, në verë mund të vijë lamtumira e parakohshme nga Milano.

Sipas interlive.it, Atletico Madrid e shikon Conte-n si pasardhësin e Simeone-s. Drejtori sportiv italian Berta, duket se ka gati një ofertë prej 12 milionë eurosh për tre vite: 36 milionë euro në total për të bindur Conte-n të zbarkojë në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat