Mount vendos rekord të ri

Futboll

Mount vendos rekord të ri

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:07
Mount vendos rekord të ri

Mejson Mount ka shënuar një gol në fitoren 2-0 ndaj Portos në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. I riu po vazhdon të bëjë përshtypje pasi ishte i dobishëm në fitoren e “Bluve” të Londrës në Ligën e Kampionëve.

Sipas “OptaJoe”, Mount u bë golashënuesi më i ri i klubit ndonjëherë në një ndeshje me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve (22 vjet dhe 87 ditë).

Pas gjashtë golave të shënuar në Premierligë, ky ishte goli i parë për anglezin në këtë garë.

Ndërkohë Çelsi do të përballet me Porton sërisht në Sevilja, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales, pasi që sfida e parë u mbyll me 2-0 në të mirë të skuadrës londineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat