Ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit si i çartur, lumë fyerjesh, shokon gazetarin

Futboll

Ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit si i çartur, lumë fyerjesh, shokon gazetarin

Më: 8 prill 2021 Në ora: 12:54
Ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit si i çartur, lumë fyerjesh, shokon gazetarin

Ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamic, u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg për përvetësimin e miliona dollarëve gjatë transferimeve që ndodhnin me futbollistët në ligat më të forta në Europë, ku mes tyre futej edhe largimi i Luka Modriç.

Mamiç është duke e shmangur vuajtjen e dënimit aktualisht, por kur është pyetur nga gazetari në intervistën e dhënë së fundmi për mediat në kroate, ka dalë tërësisht nga vetja duke lëshuar lumë të sharash për mënyrën sesi është pasqyruar në media.

“Dhe tani, 20 vite më vonë, jam kthyer si një kafshë e gjuajtur, si një derr i egër kur gjuetia është e hapur. Çdo i poshtër më hedh baltë dhe shpëlan gojën me mua. Tani ju po më thoni se kush është hajduti këtu. Unë jam mamaja e gjithkujt që guxoi të shkruante se Mamiç është hajdut. Ai ka bërë gjithçka për ju, deri në brezin tuaj të shtatë”, u shpreh Mamiç.

E në këto ofendime ishte gazetari i medias kroate që u shokua jo pak nga deklaratat befasuese dhe që nuk njihnin më limite duke u shprehur: “Në rregull, nuk do e mbështes këtë që the, por mirë”.

E në këtë moment është Zdravko Mamiç që jep tjetër “shuplakë”: “As që më intereson se çfarë mbështet ti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat