Në garë për Hysajn

Futboll

Në garë për Hysajn

Më: 8 prill 2021 Në ora: 15:12
Në garë për Hysajn

E ardhmja e Elseid Hysajt është ende e paqartë. Nga 1 korriku mbrojtësi i Napolit del lojtar i lirë dhe gjasat për të rinovuar janë thuajse zero. Emri i shkodranit së fundmi është lakuar në shumë klube.

Milani është një prej tyre, ndërkohë që në skenë ka dalë edhe Interi. Në Itali raportojnë se Hysaj i është ofruar zikaltërve nga ana e menaxherit të tij, Mario Giuffredi.

Gjithsesi kryesuesit e Serie A nuk janë të interesuar për Hysajn, pasi kanë në të djathtë Mateo Darmian. Ata janë në kërkim të një anësori të majtë dhe jo të një lojtari që luan në ë dy krahët.

Roma, sipas mediave në vendin fqinj, mund të kthehet në favoritin kryesor për Hysajn, sidomos nëse do të zgjidhet si trajneri Maurizio Sarri, me të cilin lojtari i Shqipërisë ka punuar tek Empoli dhe Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat