Pedri: Reali ka një ekip të fortë

Futboll

Pedri: Reali ka një ekip të fortë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 17:28
Pedri: Reali ka një ekip të fortë

Ylli i ri i Barcelonës Pedri prezantoi Clasico të së shtunës me Real Madrid në kanalet zyrtare të La Liga, ndërsa komentoi për ngjitjen e tij në majën e futbollit:

“Unë mendoj se është një ndeshje super e rëndësishme për tifozët. Ata e duan këtë lloj ndeshje dhe gjithashtu dikur më pëlqente të shikoja këtë përballje si tifoz.

Personalisht mezi po pres të luaj. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme për La Liga, ne duhet të përpiqemi të marrim tre pikë për ne dhe për njerëzit tanë.

Si gjithmonë klasikja do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, Reali ka një ekip të fortë dhe do të duhet të përballemi mirë me ta.

Unë kam thënë shumë herë se kur isha fëmijë mbështesja Barçën dhe ëndërroja të bëja pikërisht atë që po bëj sot. Në fushë përpiqem të harroj se luaj me Messin ose Piqué, përpiqem të mos e mendoj atë dhe të imagjinoj të luaj në fushën e shtëpisë.

Unë argëtohem çdo ditë me Leo dhe përpiqem të mësoj sa më shumë prej tij si në stërvitje ashtu edhe në lojë.

Do të luftojmë deri në fund të sezonit të gjithë së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat