Pas fitoress kundër Maqedonisë së Veriut, Fazlija: Do të kemi një Kombëtare solide për kualifikimet e ardhshme

Futboll

Pas fitoress kundër Maqedonisë së Veriut, Fazlija: Do të kemi një Kombëtare solide për kualifikimet e ardhshme

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:15
Kosova

Vashat e Kombëtares A në ndeshjen e parë miqësore në ballafaqim me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, që u zhvillua sot në Shkup, kanë triumfuar me rezultat bindës 3:1.

Futbollistet tona gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mira, duke zotëruar plotësisht takimin. E qarkulluan më mirë topin, bashkëvepruan më mirë, krijuan aksione të  mira e të rrjedhshme dhe ne konkretizime me gola. Pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal me golin e Donjeta Halilajt në minutën e 40-të pas një goditje nga largësia dhe topi  nëpër shuplakat e portieres Lekoska përfundoi në rrjetë.

Edhe pjesa e dytë nisi me mbizotërim të Dardaneve, të cilat në minutën e 55-të shtojnë epërsinë në 2:0 pas një aksioni vetjak të Fleta  Musajt para  portës maqedonase. Pas golit të dytë futbollistet e Maqedonisë së Veriut, morën një iniciativë të lehtë dhe arritën të ngushtojnë epërsinë e Dardaneve përmes Yllza Maksutit. Deri në fund të takimit futbollistet tona plotësisht e kontrolluan ndeshjen dhe në minutën 85-të Feride Kastrati u përkujdes që të shënojë golin e tretë për 3:1, me të cilin rezultat përfundoi edhe ky takim. Miqësorja e dytë ndërmjet këtyre dy ekipeve do të luhet të dielën më 11 prill.

Afërditë Fazlija, përzgjedhëse, tha: Këto ndeshjet miqësore janë shumë të rëndësishme dhe të mirëseardhura  sidomos kur kemi të bëjmë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor dhe kjo është forma më e mirë për të parë cilësitë dhe mundësitë tona. Ishte një lojë e mirë, përkundër se në momente kishim zbrazëtira në mes reparteve, por në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë dhe ky ekip mundet të bëjë më mirë dhe më shumë.  

Me siguri ky brumë që është dhe me disa futbolliste nga jashtë mendoj se do të kemi një Kombëtare solide për kualifikimet e ardhshme.

Dojneta Halilaj, futbolliste, tha: Natyrisht që i gëzohem golit, të cilin ia dedikoi mbarë Kosovës dhe mendoj se bëmë një lojë të mirë. Natyrisht që besoj dhe shpresoj se edhe në ndeshjen tjetër do të angazhohemi që sërish të fitojmë.

Fleta Musaj, futbollistem thotë: Jemi të lumtura që fituam ndeshjen e parë, sikur që me gëzon edhe fakti që arrita të shënoj gol të cilin ia dedikoi vëllait për ditëlindje dhe Kosovës. Besoj se në ndeshjen e dytë do të jemi edhe më të mira dhe do të shënojmë fitore sërish.

Feride Kastrati, futbolliste, tha: Gjithmonë është ndjenjë e mirë që ta përfaqësosh Kosovën, e po ashtu ndjehem e lumtur që shënova gol. Besoj se edhe në ndeshjen tjetër do të bëjmë më të mirën.

Maqedonia e Veriut- Kosova  1:3

Stadiumi: Kompleksi i FFM-së në Shkup

Gjyqtare: Ivana Pajkovska, Vjollca Izeiri, Tamara Cvetanoviç e Angela Rajçevska.

Shënues: Yllza Maksuti (60) për Maq. e V. Donjeta Halilaj(39), Fleta Musaj (55) e Feride Kastrati(85) për Kos.

K.V. Berisha, Kryeziu e Gashi të Kos.

Maqedonia e Veriut:Lekoska, Veleska, Mileska, Kolarovska,Maksuti, Markovska(Velkova), Mustafi, Huseni,  Salihi,Zhvikij e Ristovska.

Kosova:Kolgeci, Syla, Kryeziu, Gashi(Kadolli), V. Berisha, Shala(Kastrati), Misini(Ramadani), Grajçevci(Lulaj), Emerllahu(F. Berisha), Halilaj e Biçkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat