KF Kumanova Milano 2010: Lamtumirë njeri i mirë dhe trajneri ynë i dashur!

Futboll

KF Kumanova Milano 2010: Lamtumirë njeri i mirë dhe trajneri ynë i dashur!

Më: 9 prill 2021 Në ora: 13:02
KF Kumanova Milano 2010: Lamtumirë njeri i mirë dhe trajneri ynë i dashur!

Lamtumirë njeri i mirë dhe trajneri ynë i dashur!

Një gjest i bukur nga skuadra e KF Kumanova Milano 2010.

Stafi i trajnerëve dhe futbollistët para fillimit të ndeshjes së javës së 10-të të Ligës Rajonale ndaj FK Kumanovo Eurosport-Vardar, me një minutë heshtje i dhanë lamtumirën e fundit trajnerit Qenan Ahmeti, i cili pak ditë më parë ndërroi jetë. ata para fillimit të ndeshjes janë paraqitur me bluza me fotografinë e “agës” Qenan, shkruan News-TV.

Ata edhe fitoren (1-2) që e shënuan sot ia dedikuan trajnerit Qenan Ahmeti, i cili tërë jetën ia ka kushtuar futbollit, fillimisht si lojtar dhe më pas edhe si trajner.

Ja postimi i tyre pa ndërhyrje e redaksisë:

Sot e gjith vëmendja ishte te ndeshja e gjiros së 10 liga rajonale Kumanovë në mes FK Kumanovo Eurosport-Vardar vs FK Kumanova Milano 2010

Rezultati përfundimtar ishte 1-2 ne favor te Fk Kumanova Milano 2010

Në prani edhe te familjarëve dhe miqëve të të ndjerit Qenan Ameti ( nuk i lan vetem lojtarët trenerat Erkan Jusuf Xhelal Ademi dhe Ismet Zeqiri)djelmoshat e deshmuan edhe nje herë se si luhet futbolli dhe se duhemi te jemi puntor,të disciplinuar dhe te moralshëm.

Kët fitore ja dedikuan pikërisht trenerit te tyre duke thëne gjith njëzëri

Lamtumir njeri i mirë treneri ynë i dashur, do vazhdojm ti ndjekim këshillat tua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat