E ktheu Tiranën në rrugën e titullit kampion

Futboll

E ktheu Tiranën në rrugën e titullit kampion

Më: 9 prill 2021 Në ora: 15:35
E ktheu Tiranën në rrugën e titullit kampion

Orges Shehi është duke bërë punë të mirë te Tirana teksa i mori bardheblutë kur titulli kampion shihej si mision i pamundur dhe i ka futur në rrugën e duhur për të mbërritur te vendi i parë. Këtë herë misioni i bardhebluve është i vështirë pasi duhet të kalojnë Skënderbeun.

Korçarët janë shumë të motivuar pas formës së treguar në ndeshjet e fundit dhe ku kërkojnë pikë me patjetër për mbijetesën. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Shehi ka kërkuar që të mos shihet vendi i parë në renditje.

“Është një kundërshtar që këtë javë ka bërë shumë mirë, Ka marrë pikë dhe kanë besim, i cili është i rëndësishëm në futboll. Do jetë një transfertë shumë e vështirë. Cale? Nuk është në gjendjen e tij më të mirë, për shkak të kësaj, e ka nisur edhe nga stoli. Është një lojtar që na ndryshon shumë dhe inteligjent. Kur futet ndryshon lojën.

Cale është i gatshëm, është në listën për sfidën e nesërme,. Nuk e quaj mungesë, por është një vendim që e marrim nga kushtet dhe nga situata, pasi është një lojtar që na ndihmon shumë. Pjesa tjetër është ën maksimum është stërvitur shumë mirë. Nuk kemi probleme dhe jemi gati.

Taipi tha se më njeh? Mund të më njohin mirë. Lojtarët që kam stërvitur aty janë të paktë, pjesën tjetër nuk i njoh mirë. Unë mendoj që në situatën ku jemi, çdo ndeshje është e rëndësishme.

Nuk duhet të mendojmë për transfertat që kemi prapa, por vetmë për ndeshjen e nesërme. Kemi rikuperuar pikë. Jemi në një pozitë, ku do të luftojmë. Nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Jemi ende në vendin e  5-të dhe do të mundohemi të marrim sa më shumë pikë. Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit. Kemi të gjitha finale për të luajtur. Ne fund do të bëhen llogaritë.”, tha Shehi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat