Tifozët e Leeds kanë një ëndërr

Futboll

Tifozët e Leeds kanë një ëndërr

Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:54
Tifozët e Leeds kanë një ëndërr

Tifozët e Leeds United njihen për çmendurinë e tyre që i karakterizon për ekipin e zemrës.

Së fundmi, në mediat angleze u raportua se Leeds United mund të futet në garë për të siguruar shërbimet e Sergio Agueros.

Menjëherë pas daljes së lajmit, mbështetësit e klubit nga “Ellan Road” kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale ku kërkojnë që ekipi të nënshkruajë me yllin e Manchester Cityt. Aguero zyrtarizoi se do të largohej në fund të sezonit nga “Etihad Stadium”, me kontratën e tij që skadon në verë.

Shumë klube janë përmendur për të nënshkruar me argjentinasin, ku pjesë bën edhe Leeds.

Nëse drejtuesit e klubit e bindin Agueron, atëherë do të ishte vërtet një ëndërr e realizuar për tifozët e Leeds, që të shohin yllin argjentinas me fanellën e ekipit të tyre të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat