Shqiptari sërish protagonist në Turqi

Futboll

Shqiptari sërish protagonist në Turqi

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:57
Shqiptari sërish protagonist në Turqi

Eduart Rroca ka shënuar sërish pasditën e sotme, teksa ka kaluar në epërsi ekipin e tij Instanbulspor në ndeshjen ndaj Tuzlasporit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në Ligën e Parë turke.

Goli nga sulmuesi Rroca u shënua në minutën e 57’ të ndeshjes, nga një asist nga shqiptari tjetër, Kristal Abazaj.

Ky është goli i 8-të për sulmuesin 27 vjeçar në këtë sezon në Turqi, qëkur u transferua verën e kaluar nga skuadra e Kukësit.

Kujtojmë se rezultati i sfidës Instanbulspor-Tuzlaspor është 2-1 dhe sfida vazhdon të luhet pasi është në minutën e 68.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat