Italia thellon diferencën me Gjermaninë

Futboll

Italia thellon diferencën me Gjermaninë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:01
Italia thellon diferencën me Gjermaninë

Pas ndeshjeve të para çerekfinale të kompeticioneve europiane për klube, UEFA ka përditësuar edhe renditjen e klubeve dhe ligave, teksa Italia ia ka dalë të thellojë distancën me Gjermaninë, ndonëse përfaqësohet vetëm me një skuadër në këtë fazë.

Roma është e vetmja që ruan nderin e Serisë A në Europë, teksa mbrëmë ia doli të fitojë me përmbysje ndaj Ajaxit dhe të prekë numrin e 5 sukseseve radhazi në fazën finale të Europa League, duke shtuar ndjeshëm pikët për Italinë.

Në grupin e vendeve që çojnë 4 skuadra në zonën Champions, Italia renditet e treta pas Anglisë dhe Spanjës, dhe shumë pikë e shkëputur nga Gjermania, që është e fundit në këtë renditje.

Në klasifikimin e skuadrave, Roma ngjitet në vendin e 15, ndërsa Juventusi është skuadra italiane me pozicionimin më të mirë, e katërta pas Bayernit të Mynihut, Realit të Madridit e Barcelonës.

Verdhekuqtë kanë fituar të gjithë ndeshjet në fazën finale të Europa Leagues, teksa ka mposhtur dy herë Young Boys-in në fazën e 1/16-avë, dy herë Shakhtarin në fazën e 1/8-ave dhe tani Ajaxin në sfidën e parë çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat