Goli i parë pas 6 vitesh! Frederik Veseli në versionin si Ronaldo

Futboll

Goli i parë pas 6 vitesh! Frederik Veseli në versionin si Ronaldo

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:41
Goli i parë pas 6 vitesh! Frederik Veseli në versionin si Ronaldo

Frederik Veseli ka gjetur golin e parë në Serinë B me ekipin e Salernitanës.

Këta të fundit kanë arritur që të fitojnë në transfertë kundër Entellas në shifrat 0-3. Goli i parë i takimit do të vinte pikërisht nga mbrojtësi shqiptar.

Në minutën e 14 Veseli do të nxirrte perlën e rrallë nga repertori teksa me ekzekutimin “alla Ronaldo” nga 20 metra distancë, do ta ndalte topin me forcë në cepin e rrjetës. Goli i fundit që kishte shënuar mbrojtësi i përket sezonit 2014-2015 në kohën kur ishte pjesë e Port Vale.

Sa i përket Salernitanës, pas kësaj fitore mbajnë vendin e tretë me një pikë më pak se Lece e vendit të dytë dhe pesë pikë më pak se Empoli kryesues. Ndërkohë në Serinë B janë dy vendet e para që të japin mundësinë për ngjitjen direkt në elitë, ndërsa pozicionet e mëposhtme të dërgojnë në “Play-Off”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat