Flick flet para duelit me PSG-në

Futboll

Flick flet para duelit me PSG-në

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:56
Hansi Flick

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka folur për ndeshje ne nesërme ndërmjet Bayernit dhe PSG-së në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Flick konfirmoi mungesën e Lewandowskit në këtë takim dhe deklaroi se Goretzka, Hernandez, Coman dhe Boateng janë të gatshëm për takim.

Gjermani theksoi se takimi i nesërm do të jetë i vështirë, por se kjo është arsyeja pse ata luajnë futboll, pikërisht për këto ndeshje.

“Kemi pasur shumë raste por s’kemi qenë klinikë. Duhet të bëjmë më mirë në këtë takim, e dimë që nuk është e lehtë, por do të japim gjithçka”, tha ai.

“E dimë që duhet të shënojmë të paktën dy gola, është e vështirë, por për këto ndeshje luajmë futboll. Do të ishte fantastike t’ja dilnim ta kthenim rezultatin në Paris”, deklaroi Hansi Flick.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat