Cury tregon se si dështoi transferimi i Vinicius Junior në Barcelonë

Futboll

Cury tregon se si dështoi transferimi i Vinicius Junior në Barcelonë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:14
Vinicius Junior

Ish shefi i Barcelonës, Andre Cury ka zbuluar si dështuan në transferimin e Vinicius Juniorit.

Vinicius u largua nga Flamengo te Real Madrid në vitin 2018, por Cury pretendon se braziliani kishte marrëveshje me Barcelonën.

Ai për Sport, tha se ishin agjentët dhe babai i lojtarit që i tradhtuan dhe marrëveshja dështoi.

“Agjentët e tij Frederico Penna dhe Stefano Hawilla, kishin arritur kompromis me Barcelonën, na tradhtuan. Klieni i kompanisë së tyre ishte i joni dhe Madridit”.

“15 ditë para se të transferohej në Madrid, Vinicius tha që ishte fans i Barcelonës dhe që idoli i tij ishte Neymar dhe besonte se Messi është më i mirë se Cristiano. Pastaj tha çfarë donte kur ishte në Madrid”.

“Agjentët dhe babai i Vinicius ishin në Barcelonë. Pastaj Florentino i ftoi në takim. Ata na thanë se nuk do ndodh asgjë sepse futbollisti do i bashkohej Barcelonës. Kishim marrëveshje verbale”.

“Agjentët u rikthyen te Barcelona, mbyllen marrëveshjen përfundimtare me ne, na zgjatën dorën dhe pastaj u zhdukën dhe na tradhtuan”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse do këtë ndonjë reagim edhe nga ana e lojtarit lidhur me këtë deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat